image Barcelona kërkon kualifikimin në udhëtim ndaj Bayernit, publikohen formacionet zyrtare

Futboll

Barcelona kërkon kualifikimin në udhëtim ndaj Bayernit, publikohen formacionet zyrtare

news image

Barcelona kërkon që të avancojë në fazën e 1/16-ës në Champions League, shkruan Sinjali Sport.

Bluagranasit janë mysafirë të Bayern Munichut në ‘Allianz Arena’ me fillim nga ora 21:00.

Bavarezzët e kanë siguruar kualifikimin për në rrethin tjetër, ndërsa katalunasit ende jo dhe me rezultat pozitiv mund ta sigurojnë kualifikimin nga pozita e dytë.

Bayerni ka 15 pikë në krye të grupit E me të gjitha fitore, kurse Barcelona me shtatë pikë është e dyta dhe do luftojë me Benfican për këtë pozitë.

Benfica ka pesë pikë dhe me fitore të mundshme ndaj Dynamo Kievit, si dhe Barcelona me humbje ose barazim, atëherë portugezët shkojnë tutje.

Formacionet zyrtare janë këto:

Barcelona: Ter Stegen; Dest, Araujo, Pique, Lenglet, Alba; Busquets, Frenkie, Gavi; Dembélé, Memphis.

/Gazeta Sinjali Sporti/