image Barça publikon listën e të ftuarve për sfidën e Championsit, kthehen 4 futbollistë

Futboll

Barça publikon listën e të ftuarve për sfidën e Championsit, kthehen 4 futbollistë

news image

Barcelona do të zhvillojë ndeshjen e ardhshme ndaj Dinamo Kievit të martën në Champions League.

‘Blaugranasit’ tashmë kanë publikuar listën e 23 lojtarëve të ftuar për këtë ballafaqim.

Klubi spanjoll ka mirëpritur rikthimet e Dembeles, Fatit e Araujos e Frenkie de Jongit të cilët janë ftuar për këtë ballafaqim.

Barcelona pas tri ndeshjeve në Ligen e Kampionëve ka dy humbje dhe një fitore, duke u renditur e treta momentalisht në grup, në vendin që të dërgon në Ligën e Evropës, teksa Bayerni gjendet si lider i padiskutueshëm me nëntë pikë të plota kurse Benfica gjendet e dyta me katër pikë. /Gazeta Sinjali Sporti/