Albert Allushi, banor i Thumanës nuk po pranon të braktisë shtëpinë e tij anipse ajo u dëmtua nga tërmeti.
Frika nga grabitjet e ka detyruar Albertin të mos e braktisë shtëpinë, pavarësisht dëmeve të shumta dhe rrezikut të shembjes.
Ai kërkon nga shteti vetëm një çadër për ta vendosur në oborrin e shtëpisë së tij.
“Nuk mund ta lë banesën, nuk kam ku të shkoj. Më mirë vendos një çadër në oborr. E rrezikshme është”, ka thënë ai.
Albert Allushi tregon se për t’i shpëtuar tërmetit shkatërrues dolën nga dritarja.
“Kam nxjerrë kalamajtë nga dritarja, shansi që ishte pa hekura.”
Por pavarësisht gjendjes së mjerueshme në banesë, ky banor i Thumanës kujdeset që të mbyllë derën para se të largohet.
Pamje të tilla të mureve të çara dhe tavaneve të rrëzuara shihen në shumë banesa në zonën e Thumanës dhe përreth saj./Gazeta Sinjali/