image Banorët në BBVA dalin nga 'burgu' – momenti i ribashkimit të Luizit me Kiarën

Bota e Yjeve

Banorët në BBVA dalin nga ‘burgu’ – momenti i ribashkimit të Luizit me Kiarën

news image

Luiz Ejlli, Olta Gixhari, Armaldo Kllogjeri dhe Krist Aliaj të shtunën (11 shkurt) u dënuan nga ‘Vëllai i Madh’ për shkak se kishin thyer rregullat brenda shtëpisë.

Si dënim, ata u dërguan në një ‘burg’ brenda Big Brother VIP Albania dhe nuk duhej të dilnin deri në natën e spektaklit të martën (14 shkurt).

Por, ditën e sotme (e hënë) atyre iu dha një mundësi që ta linin me kusht ‘burgun’.

“Ju do të mund të lini burgun por asnjëri prej jush nuk do të bëjë nominime të martën dhe nuk mund të komunikojë me ‘Vëllain e Madh’ deri në një moment të dytë”, thuhet në zarfin që iu erdhi banorëve.

Ata më pas e pranuan këtë dhe u larguan nga dhoma për t’u bashkuar me konkurrentët e tjerë.

Në BBVA ndërkaq po vazhdojnë të kenë aktivitete të shumta, ku tani në prag të Shën Valentinit iu është dhënë që ta shkruajnë nga një letër për personin e zemrës, qoftë brenda shtëpisë apo jashtë.

Në këtë format çifti i parë i krijuar në edicionin e dytë janë: Luiz Ejlli dhe Kiara Tito.

/GazetaSinjali/