Banorët e lagjes së Veternikut organizojnë protestë për shkak të kanalizimit të hapur i cili po kalon në afërsi të lagjes.
Banorët, nëpërmjet një njoftimi thonë se kanalizimi i hapur përpos që po shkakton kundërmim të madh, po i mbledh edhe mushkojat.
“Në këtë pjesë është e paraparë që të ndërtohet rruga A. Kërkojmë nga komuna e Prishtinës që urgjentisht të e mbyll kanalizimin e pastaj mund të vazhdon me ndërtimin e rrugës. Kërkohen afate të sakta për këtë punë. Protesta mbahet me 22 tetor, te ura ku kalon kanalizimi, konkretisht afër spitalit Amerikan, ora 11:00”, thuhet në njoftim.
Banorët thonë se kundërmimi i kanalizimit është potencial për ndonjë epidemi.