Një pjesë e banorëve të qendrës së qytetit në Gjilan, po kundërshtojnë ndërtimin e një objekti të Bashkësisë Islame, i cili sipas tyre është në kundërshtim me ligjet dhe i cili shkel të drejtat e qytetarëve.
Banorët janë ankuar jo vetëm në Komunën e Gjilanit, por edhe në ministritë përkatëse, duke kundërshtuar ndërtimin e këtij objekti sipas të cilëve është ndërruar destinacioni i parcelave. Ky revidim i pjesshëm sipas banorëve bie ndesh dhe është në kundërshtim me ligjet e MMPH.
Tek vendi në fjalë kompania punëkryese kishte nisur punimet me 20 tetor të këtij ku ishte grryer tek lokacioni, të cilat ishin ndërprerë nga inspektorët e Komunës, por ato për disa ditë kanë vazhduar edhe përkundër ndalimit.
Por më pas edhe nga Ministria e Kulturës ishin ndalur punimet dhe ishin vendosur shiritët nga MKRS.
Deria sot aty sot kanë nisur punime, por të cilat sipas burime nga Komuna e Gjilanit, për Gazetën SInjali tregojnë se pas ankesave të banorëve, Drejtoria e Inspeksionit ka kërkuar nga punë kryesi që në vendin ku ishte punur, ta kthej në gjendjen e më parshme.
Kuvendi Komunal i Gjilanit me 5 qershor 2020 ka marr vendim për aprovimin e revidimit të pjeshëm të planit rregullues urban qendra zonat 1 në parcelat nr. 03872-0 dhe nr.03878-0.
Sipas dokumentit të siguruar nga Sinjali, Ministria e Pushtetit Lokal me 15. 07. 2020, thuhet se Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, ka konstatuar se vendimi në fjalë është i kundërligjshëm me ligjet në fuqi, duke i kërkuar KK të Gjilanit rishqyrtimin e tij.
Edhe në dokumentin e Ministrisë së Ekonomisëdhe Ambientit të protokoluar me 01.07.2020, thuhet se pas shqyrtimit të përmbajtjes së aktit të komunës, vlerëson se akti I komunës është në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.
E Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në përgjigje në ankesën e banorëve me 01. 07 2020 vendimin e KK Gjilan, për revidimin e pjeshshëm të PRrU Qendra Zona 1 në dy parcela.
Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrotje e Komunës së Gjilanit i ka lëshuar leje ndërtimore Bashkësisë Islame më 06.10.2021.
Gjykata e Apelit me 15.09 2022 me vendim ka aprovur ankesën e Këshillit të Bashkësisë Islame, ku shtyhet ekzekutimi i vendimit të paditësit Qeveria e Kosovës- Ministria e Mjedisit deri në vendosjen përfundimtare sipas padisë së paditësit.
E Instituti për Mbrojtjen e Monunementeve i Ministrisë së Kulturës me një vendim më 24.11.2022, ka aprovuar rekomandimin e Komisionit Profesional Shqyrtues ku ka miratuar projektin ideor për ndërtimin e objektit administrativëdhe kulturorë nga BIK.
Derisa as nga Komuna e Gjilanit, Bashkësia Islame, Ministria e Mjedisit, Kulturës e Pushteti Lokal nuk janë përgjigjur për Sinjalin për të dhënë sqarime lidhur me këtë problem.