image Banorët e "Muharrem Fejzës" protestojnë sot para Komunës së Prishtinës

Sociale

Banorët e “Muharrem Fejzës” protestojnë sot para Komunës së Prishtinës

news image

Banorët e rrugës “Muharrem Fejza”, në lagjen “Mati 1”, në Prishtinë, do të protestojnë sot para objektit të Komunës së Prishtinës, raporton Gazeta Sinjali.

Dren Shahini, organizator i protestës, ka bërë të ditur përmes një njoftimi se protesta do të fillojë në orën 11:30.

Po ashtu, gjatë protestës do të bëhet e ditur edhe për peticionin i cili siç thuhet, do t’i paraprijë padisë nga banorët e lagjes për Komunën e Prishtinës.

“Ne banorët e rrugës ‘Muharrem Fejza’ me rrugët lidhëse, me datë 10/08/2021, ditë e martë, në ora 11:30 deri ora 12:00, tek oborri i objektit të vjetër të Komunës së Prishtinës do të PROTESTOJMË për përditshmërinë tonë, gjendjen e rrugës, gjegjësisht punimet në rrugë. Edhe pas protestës së para dy javëve nuk kemi parë përshpejtim të punimeve. Gjithashtu, në protestë do të ju njoftojmë për peticionin i cili do t`i paraprinë PADISË nga ne banorët për Komunën e Prishtinës”, thuhet në njoftim.

Banorët e kësaj pjese të lagjes “Mati 1” janë ankuar se prej që kanë filluar punimet në rrugën “Muharrem Fejza” në fund të muajit prill, jeta e tyre e përditshme është rënduar.

“Nuk kemi hapësira të sigurta për ecje si këmbësorë, persona me nevoja të veçanta tash e sa muaj kanë mbetur mbyllur. Prindërit me fëmijë të vegjël nuk kanë kah të lëvizin me karroca. Të sëmurët e të moshuarit janë në hall. Shërbimet emergjente e kanë të pamundur të qasen në lagje.”

Mungojnë rrugët alternative dhe ato pak rrugë që shfrytëzohen për hyrje-dalje nga lagjja nuk mirëmbahen. Kështu çdo ditë dëmtohen veturat nga gropat dhe pusetat e hapura që janë rrezik për çdo kënd. Me reshjet e fundit, shumë shtëpi e kate përdhese të ndërtesave janë përmbytur krejtësisht”, vazhdon njoftimi./Gazeta Sinjali/