Mungesa e furnizimit me energji elektrike në stacionin kryesor të pompave në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, po shkakton çrregullime në sistemin e furnizimit me ujë të pijshëm në Lipjan.
Nga dje, banorët e Lipjanit janë duke u përballur me mungesë të ujit të pijshëm, shkruan Gazeta Sinjali.
Kjo është bërë e ditur nga njoftimi i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, të cilët lusin KEDS-in për rikthimin e energjisë elektrike në mënyrë që konsumatorët të mos mbesin pa ujë të pijshëm.
“Arsyeja e mosfurnizimit mjaftueshëm me ujë të pijshëm në këtë komunë gjatë ditës së sotme është ndërprerja e energjisë elektrike në stacione të pompimit. Deri më tash, jemi duke e mbajt stacionin e pompave me një gjeneratorë i cili nuk e ka kapacitetin që të jap energji elektrike mjaftueshëm për një funksionim të mirëfilltë në pompa. Shpresojmë dhe lusim ekipet e KEDS-it që të shohin mundësitë teknike për rikthimin e energjisë elektrike, që konsumatorët të mos mbesin pa ujë të pijshëm”, thuhet në njoftimin e Kompanisë së Ujësjellësit “Prishtina”. /Gazeta Sinjali/