image Banorët e Lakrishtës reagojnë për rrënimin e objektit me kulm azbesti nga NPB-ja

Sociale

Banorët e Lakrishtës reagojnë për rrënimin e objektit me kulm azbesti nga NPB-ja

news image

Ndërmarrja Publike Banesore është duke i rrënuar me eskavatorë objektet në Lakrishtë, për arsyeje të përgatitjes së terrenit për të ndërtuar objekte shumëkatëshe banimi, shkruan Gazeta Sinjali.

Për këtë veprim kanë reaguar banorët e kësaj lagje, pasi që sipas tyre, ndërmarrja nuk i ka respektuar masat mbrojtëse gjatë rrënimit të një ndërtese, kulmi i të cilës mendohet se përmban azbest kancerogjen.

Gjimnazi “Xhevdet Doda”, pas rrënimit të objektit, ndërpreu mësimin të hënën, me arsye se Ministria e Planifikimit Hapësinor do të bënte vlerësime mjedisore.

Sipas Arsim Halilit, banor i Lakrishtës, pak ditë më parë  është rrënuar një objekt tjetër me kulm azbesti herët në mëngjes, në mënyrë që të mos vërehej nga banorët.

Çka të bëjnë banorët që e kanë thithur këtë pluhur qe sa ditë e s`kanë kah t`ia mbajnë!?”, ka shkruar Halili në Facebook.

Në lidhje me këtë çështje, sot në orën 13:00 Këshilli i banorëve të  Lakrishtës takohet me ministrin e Mjedisit, Liburn Aliu. /GazetaSinjali/