image Banorët e lagjes "Bajram Curri" në Prizren ankohen se veturat kanë "uzurpuar" trotuaret tash e 4 vjet - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

97.996

Të shëruar

82.064

Të vdekur

1.988

Banorët e lagjes “Bajram Curri” në Prizren ankohen se veturat kanë “uzurpuar” trotuaret tash e 4 vjet

news image

Rruga “Nexhat Fanaj” dhe ajo “Tahir Sinani” në lagjen “Bajram Curri” në Prizren tash e katër vite janë bllokuar nga veturat të cilat parkohen çdo ditë aty, shkruan Gazeta Sinjali.

Një banor i kësaj lagjeje ka thënë për Gazetën Sinjali se që nga viti 2017 i janë drejtuar Komunës së Prizrenit me kërkesa që të ndërmarrë ndonjë veprim për lirimin e trotuareve në afërsi të shkollës, për shkak se thonë se po rrezikohet jeta e nxënësve.

Ky sinjalizues thotë se Komuna u ka premtuar se do të flasin me policinë për të shtuar patrullimin në këto rrugë, porse një gjë e tillë thotë se nuk ka ndodhur asnjëherë.

Ankesave të tyre thotë se nuk u janë përgjigjur as policia, madje për këta të fundit thotë se parkohen edhe vetë në rrugën “Tahir Sinani”.

“Policia edhe vetë po e shkel ligjin dhe nuk ndihmon në këtë drejtim”, tha ai./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin