image Klinasit në hall me ujërat e zeza

Kosovë

Problemore/ Klinasit në hall me ujërat e zeza

news image

Një sinjalizues nga komuna e Klinës është ankuar për gjendjen në lumin Klina, i cili kundërmon vazhdimisht për shkak të ujërave të zeza që derdhen në të.

Ujërat e zeza të banorëve të Klinës me rrethinë derdhen në lumin Klina duke rrezikuar shëndetin e bonorëve të kësaj ane.

Si pasojë e kësaj, qyteti po kundërmon nga fekalet që grumbullohen në këtë lum.

Gjendja po vështirësohet edhe më shumë pasi autoritetet komunale nuk po e mirëmbajnë shtratin e lumit, i cili është ngulfatur nga kallamishtet duke u bërë vend i përshtatshëm për insektet e ndryshme të cilat janë burim i infeksioneve.

Sipas sinjalizuesit, i cili e ka dërguar fotografinë nga vendi i ngjarjes, kjo situatë është e njëjtë tash e sa vite dhe se asnjëherë nuk janë marrë masa për ta sanuar problemin, transmeton Sinjali.

Për të sqaruar situatën në lumin Klina, Sinjali ka kontaktuar kryetarin e komunës së Klinës, Zenun Elezaj. Ai ka deklaruar se lumi pastrohet për çdo vit dhe se sivjet kanë filluar realizimin e projektit të impiantit për trajtimin e ujërave të zeza.

“Ky është problem që vazhdon me qenë, kuptohet me vite të tëra. Sivjet, ne kemi filluar një impiant për trajtimin e ujërave të zeza që e kemi grant nga Qeveria Holandeze dhe po e bëjmë një impiant të vogël në një fshat të komunës së Klinës, normalisht se jemi duke e iniciuar hartimin e studimit, me sllovenët punojmë në shumë drejtime, por ky është një problem shumë i madh nuk zgjidhet brenda një intervali kohor të shkurtë”, tha Elezi për Sinajlin.

Lumi Klina nuk është pastruar prej vitit të kaluar. Kryetari Elezaj, thotë se ky lum pritet të pastrohet në muajin shtator.

“Për qytetin e Klinës ne kemi filluar me e shqyrtuar opsionin, se e dijmë se rreth 10 milionë euro kushton projekti i hartimit të ujërave të zeza. Është problem që nuk zgjidhet shpejt”, ka thënë i pari i Klinës

Deri në muajin shtator, klinasit janë të detyruar që në mugesë të veprimit të pushtetit lokal, të përballen me këtë gjendje përkundër temperaturave të larta që po mbretërojnë në vend. /Sinjali/