image Banorët e Fushë Kosovës ankohen për erën e rëndë të kanalizimit (VIDEO)

Sinjalizime

Banorët e Fushë Kosovës ankohen për erën e rëndë të kanalizimit (VIDEO)

news image

Era e kanalizimit që del nga pusetat në Fushë Kosovë është bërë problem i madh për banorët e këtij qyteti, shkruan Gazeta Sinjali.

Një banor i rrugës “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë ka thënë për Sinjalin se sa herë që bie shi pusetat mbushen me ujë dhe vjen era kanalizim.

Në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë vjen aromë e kanalizimit. Kur ka të reshura bllokohet dhe nuk mund të kalojmë“, ka thënë ai për Sinjalin.

Ai ka dërguar pamje të pusetave në adresë të Sinjalit ku shihet se pothuajse e gjithë rruga është bllokuar.

/GazetaSinjali/