Gjatë qëndrimit brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, banorët po gjejnë mënyra të ndryshme për t’u argëtuar.
Njëjtë kanë vepruar edhe mbrëmjen e së shtunës, duke e improvizuar një dasmë tradicionale malësore.
Ishin aktorja Arjola Demiri dhe këngëtarja Fifi që të parat morën këtë iniciativë argëtuese.
E veshur me kostum tradicional, Arjola hyri në rolin e nuses malësore, teksa Fifi i qëndronte afër duke i kënduar një këngë nusërie.
Më pas ato vazhduan duke përzgjedhur edhe dhëndërinë (Sabiani) dhe vjehrrën (Monika), e gjithë situata kaloi me të qeshura nga banorët që e shijuan këtë moment./GazetaSinjali/