image Balotazhi në 21 komuna, ky është numri i qytetarëve me të drejtë vote

Balotazhi në 21 komuna, ky është numri i qytetarëve me të drejtë vote

news image

Nesër, do të mbahet balotazhi në 21 komuna të Kosovës për zgjedhjet për kryetar.

Në këto zgjedhje procesi i votimit do të mbahet në 66 për qind të vendvotimeve.

Sipas të dhënave që ka publikuar zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi, në këto komuna numri i qytetarëve që do të marrin pjesë në votim është 1,260,571.

“Kjo është harta e raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të 21 Komunave, që do të mbahet këtë të diele, më 14 nëntor 2021. Harta tregon se nga aspekti organizativ procesi i votimit do të mbahet në 66% të vendvotimeve apo në 1,638 nga 2,477″, ka shkruar Elezi.

Mund të jetë një imazh i harta

“Numri i qytetarëve me të drejtë vote në raundin e dytë, e që u takojnë këtyre 21 komunave, është 1,260,571. Numri i votuesve të certifikuar në raundin e parë për zgjedhjet në 38 komuna ka qenë 1,885,448 votues”./GazetaSinjali/