Mamadou Danfa është përforcimi më i ri i Ballkanit.
Kampioni i Kosovës njoftoi zyrtarisht këtë të premte për arritjen e marrëveshjes me senegalezin.
Danfa te Ballkani vije si lojtar i lirë. Ai në sezonin e kaluar ishte pjesë e Shkupit, ku shënoi pesë gola dhe dha katër asistime në 38 paraqitje.
22-vjeçari karrierë ka bërë edhe te Kolos Kovalivka në Ukrainë, e Casa Sports në Senegal.
Njoftimi nga FC Ballkani:
“Të dashur tifozë,
Me kënaqësi e prezantojmë prurjen e re në skuadër, sulmuesin nga Senegali, Mamadou Danfa.
22 vjeçari që së fundmi ishte pjesë e Shkupit, e forcon edhe më shumë ekipin tonë, drejt arritjeve të objektivave që kemi.
Welcome Danfa”.