image Ballkani thyen dy rekorde pas fitores 6-0 ndaj La Fioritas

Futboll

Ballkani thyen dy rekorde pas fitores 6-0 ndaj La Fioritas

news image

Ballkani u kualifikua mbrëmë në raundin e tretë të Ligës së Konferencës.

‘Portokallinjtë’ fituan me një rezultat të përgjithshëm 10-0 pas dy ndeshjeve të raundit të dytë ndaj skuadrës nga San Marino, La Fiorita.

Ndeshja e parë në udhëtim përfundoi 4-0 për suharekasit, ndërkohë në “Fadil Vokrri” Ballkani realizoi 6 gola duke e mbajtur portën e paprekur.

Me këtë triumf, Ballkani ka regjistruar dy rekorde.

Fitorja 10-0 e Ballkanit pas dy ndeshjeve, është më e larta ndonjëherë e një klubi kosovar në Evropë.

Gjithashtu, kjo ishte fitorja e parë dyshifrore nga çdo klub evropian në një raund kualifikues këtë sezon.

Ndërkohë që sulmuesi Albion Rrahmani u bë kosovari i parë që shënon hat-trick në garat evropiane.

/GazetaSinjaliSport/