Ballkani u kualifikua mbrëmë në raundin e tretë të Ligës së Konferencës.
‘Portokallinjtë’ fituan me një rezultat të përgjithshëm 10-0 pas dy ndeshjeve të raundit të dytë ndaj skuadrës nga San Marino, La Fiorita.
Ndeshja e parë në udhëtim përfundoi 4-0 për suharekasit, ndërkohë në “Fadil Vokrri” Ballkani realizoi 6 gola duke e mbajtur portën e paprekur.
Me këtë triumf, Ballkani ka regjistruar dy rekorde.
Fitorja 10-0 e Ballkanit pas dy ndeshjeve, është më e larta ndonjëherë e një klubi kosovar në Evropë.
Gjithashtu, kjo ishte fitorja e parë dyshifrore nga çdo klub evropian në një raund kualifikues këtë sezon.
Ndërkohë që sulmuesi Albion Rrahmani u bë kosovari i parë që shënon hat-trick në garat evropiane.