image Ballkani sot ndaj Lincoln në Gjibraltar për të arritur në "Play-Off" për të dytin vit radhazi

Futboll

Ballkani sot ndaj Lincoln në Gjibraltar për të arritur në “Play-Off” për të dytin vit radhazi

news image

Ballkani do të udhëtojë sot në Gjibraltar, ku do të zhvillojë ndeshjen kthyese të rrethit të tretë të Ligës së Konferencës, ndaj skuadrës së Lincoln Red Imps.

“Portokallinjtë” janë shumë afër kalimit në raundin vendimtar të “Play-Off”, duke shpresuar në një përsëritje të historisë sikur edicionin e kaluar, shkruan Sinjali Sporti.

Klubi suharekas triumfoi në ndeshjen e parë ndaj Lincoln në “Fadil Vokrri”, me rezultat të pastër 2-0 dhe tashmë ka gjasat e mira për kalimin në raundin tjetër, ku i duhet që ta ruajë këtë epërsi.

Me një kalim të mundshëm në “Play-Off”, Ballkani pritet të takohet aty me skuadrën bjelloruse, Bate Borisov, e cila ka humbur duelin e parë ndaj Sheriff Tiraspol me rezultat të thellë 5-1.

/GazetaSinjaliSport/