image Ballkani - Shkupi, ja kë e favorizojnë bastet për fitore

Futboll

Ballkani – Shkupi, ja kë e favorizojnë bastet për fitore

news image

KF Ballkani sonte do ta luajë ndeshjen më të rëndësishme të klubit, në atë që mund të shkruajë histori në futbollin kosovar, shkruan Sinjali Sport.

Klubi nga Suhareka e zhvillon ndeshjen e kthimit të finales së ‘play-off’ të Ligës së Konferencës ndaj Shkupit në “Fadil Vokrri” nga ora 20:00.

‘Portokallinjtë’ triumfuan në ndeshjen e parë në udhëtim në Shkup me rezultat 2-1, me golat e Albion Rrahmanit e Meriton Korenicës, që nënkupton se Ballkani edhe me një barazim sonte do të kalonte tutje.

Një kualifikim i Ballkanit sonte do të nënkuptonte se ata do të bëheshin skuadra e parë në histori të futbollit kosovar që bëjnë pjesë në fazën grupore të një kompeticioni evropian.

Sipas basteve ndërkombëtare, “10 Bet”, Ballkani shihet favorit, 2.15 e ka koeficientin për fitore, 3.15 për barazim dhe 3.00 për triumfin e rivalit.

Bastet
Ballkani – Shkupi
Koeficienti 1 X 2

/GazetaSinjaliSport/