KF Ballkani sonte do ta luajë ndeshjen më të rëndësishme të klubit, në atë që mund të shkruajë histori në futbollin kosovar, shkruan Sinjali Sport.
Klubi nga Suhareka e zhvillon ndeshjen e kthimit të finales së ‘play-off’ të Ligës së Konferencës ndaj Shkupit në “Fadil Vokrri” nga ora 20:00.
‘Portokallinjtë’ triumfuan në ndeshjen e parë në udhëtim në Shkup me rezultat 2-1, me golat e Albion Rrahmanit e Meriton Korenicës, që nënkupton se Ballkani edhe me një barazim sonte do të kalonte tutje.
Një kualifikim i Ballkanit sonte do të nënkuptonte se ata do të bëheshin skuadra e parë në histori të futbollit kosovar që bëjnë pjesë në fazën grupore të një kompeticioni evropian.
Sipas basteve ndërkombëtare, “10 Bet”, Ballkani shihet favorit, 2.15 e ka koeficientin për fitore, 3.15 për barazim dhe 3.00 për triumfin e rivalit.
Bastet
Ballkani – Shkupi
Koeficienti 1 X 2