Ballkani ka shkruar historinë duke u kualifikuar në finale të Ligës së Konferencës.
Suharekasit kanë mposhtur përmes penalltive skuadrën e Klaksvik, duke u plasuar kështu në finalen e raundit eliminator të Ligës së Konferencës.
Ballkani e fitoi ndeshjen e parë në Prishtinë me rezultat 3-2 ndaj Klaksvik, kurse ndeshja e dytë përfundoi 2-1 në të mirë të Klaksvik, çka bëri që ndeshja të shkonte në vazhdime, pas rezultatit të përgjithshëm 4-4.
Gjatë 30-minutëshit të vazhdime gola nuk pati, dhe penalltitë duhej të përcaktonin fituesit.
Më e suksesshme doli të jetë skuadra kosovare, ku nga pesë penalltitë gaboi në vetëm njërën, kurse vendasit gabuan dy penallti.
Dy heronjtë e Ballkanit mund të konsiderohen portieri Damir Ljuljanovic dhe djaloshi i qytetit të Suharekës, Lindon Emërllahu i cili me golin e tij vendimtar i dha kualifikimin tutje klubit të tij.
Ballkani në “Play-Off” të Ligës së Konferencës do të takohet me skuadrën e Shkupit.