image Ballkani rikthehet sonte në "Fadil Vokrri" për ndeshjen kthyese ndaj La Fioritas, 'Portokallinjtë' pritet të shkruajnë histori

Futboll

Ballkani rikthehet sonte në “Fadil Vokrri” për ndeshjen kthyese ndaj La Fioritas, ‘Portokallinjtë’ pritet të shkruajnë histori

news image

Ballkani do ta zhvillojë sonte ndeshjen kthyese të raundit të dytë të Ligës së Konferencës.

Suharekasit ndodhen tashmë me një këmbë në raundin e tretë të kësaj gare, pas fitores së thellë në ndeshjen e parë në San Marino ndaj skuadrës së La Fioritas.

‘Portokallinjtë’ fituan me rezultat 4-0 në udhëtim, me golat e Albion Rrahmanit i cili gjeti rrjetën dy herë, dhe nga një gol të Meriton Korenicës e Albin Berishës.

Ballkani nuk pritet të ketë probleme në duelin e sotëm që do të zhvillohet në “Fadil Vokrri”, dhe pritet të shkruajë historinë duke eliminuar për herë të parë një kundërshtar në garat evropiane.

Dueli i sotëm fillon nga ora 20:00.

/GazetaSinjaliSport/