Ballkani do ta zhvillojë sonte ndeshjen kthyese të raundit të dytë të Ligës së Konferencës.
Suharekasit ndodhen tashmë me një këmbë në raundin e tretë të kësaj gare, pas fitores së thellë në ndeshjen e parë në San Marino ndaj skuadrës së La Fioritas.
‘Portokallinjtë’ fituan me rezultat 4-0 në udhëtim, me golat e Albion Rrahmanit i cili gjeti rrjetën dy herë, dhe nga një gol të Meriton Korenicës e Albin Berishës.
Ballkani nuk pritet të ketë probleme në duelin e sotëm që do të zhvillohet në “Fadil Vokrri”, dhe pritet të shkruajë historinë duke eliminuar për herë të parë një kundërshtar në garat evropiane.
Dueli i sotëm fillon nga ora 20:00.