Lideri i Superligës së Kosovës, Ballkani po tregohet lider edhe në kohën e karantinës.
Ata përsëri kanë dezinfektuar zyrat e klubit, transmeton Gazeta Sinjali
Skuadra nga Suhareka përmes një postimi ka lajmëruar se aksionet për dezinfektimin e objektit do të ndërmerren më shpeshë, së paku nga një herë në javë.
Rifillimi i Superligës së Kosovës varet nga zbutja e masave që pritet të bëhen me 4 maj nga Qeveria e Kosovës./Gazeta Sinjali/