image Ballkani njofton përfundimin e rinovimit të stadiumit

Futboll

Ballkani njofton përfundimin e rinovimit të stadiumit

news image

FC Ballkani ka njoftuar se ka përfunduar rinovimi i barit të Stadiumit të Qytetit.

Me rinovimin e stadiumit, klubi suharekas gjithashtu ka njoftuar se hapësirat reklamuese tani janë të hapura për bizneset që dëshirojnë të vendosin logot e tyre.

Kujtojmë që “Portokallinjtë” ende nuk kanë zhvilluar ndonjë ndeshje në Suharekë këtë edicion për shkak të rinovimit të stadiumit, dhe ndeshjet ishin zhvilluar në “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Ende nuk dihet nëse pas pushimit ndërkombëtar, Ballkani do të jetë i gatshëm që t’i zhvillojnë ndeshjet si vendas në “Stadiumin e Qytetit”.

/GazetaSinjaliSport/