image Ballkani mëson sot kundërshtarin në Ligën e Kampionëve, këto janë skuadrat rivale në short

Futboll

Ballkani mëson sot kundërshtarin në Ligën e Kampionëve, këto janë skuadrat rivale në short

news image

Kampioni i Superligës së Kosovës në Futboll për edicionin 2022-23, Ballkani, do të mësojë gjatë ditës së sotme kundërshtarin e rrethit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, raporton Sinjali Sport.

Portokallinjtë do të luajnë për sezonin e dytë me radhë në Ligën e Kampionëve, aty ku kishin debutuar sezonin e kaluar pasi ishin shpallur kampion për herë të parë në histori të klubit, për të rënë më pas në Ligën e Konferencës, aty ku bënë histori duke shkuar deri në fazën e grupeve.

Klubi suharekas në llogarinë e tyre në Facebook, ka publikuar pesë kundërshtarët e mundshëm.

Zalgiris (Lituani), Shamrock Rovers (Irlandë), Ferencvaros (Hungari), The New Saints (Uells) & Ludogorets (Bullgari), janë kundërshtarët potencial të Portokallinjve për rrethin e parë.

Shorti do të hidhet nga ora 14:00.

Ndeshjet e para do të luhen më 11–12 korrik, ndërsa ato të kthimit më 18–19 korrik 2023.

/GazetaSinjali/