image Ballkani mëson kundërshtarin e "Play-Off", nëse kalon rrethin e tretë të Ligës së Konferencës

Futboll

Ballkani mëson kundërshtarin e “Play-Off”, nëse kalon rrethin e tretë të Ligës së Konferencës

news image

Në Nyon të Zvicrës është hedhur sot shorti i ndeshjeve të Ligës së Konferencës për fazën e “Play-Off” dhe atë të grupeve.

Skuadra e vetme kosovare në gara evropiane, Ballkani do të ketë punë me humbësin e ndeshjes mes skuadrës moldave Sheriff Tiraspol dhe asaj bjelloruse, Bate Borisovit.

Gjithsesi, për të arritur atje, Ballkani fillimisht duhet ta eliminojë skuadrën nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps, ku do të duelojnë në rrethin e tretë në dy ndeshje, shkruan Sinjali Sporti.

Ndeshja e parë zhvillohet më 10 gusht në Prishtinë, kurse ajo kthyese në Gjibraltar më 17 gusht.

Nëse Ballkani e kalon këtë garë, ata kanë gjasa të mëdha të përballen me skuadrën bjelloruse Bate Borisov, pasi në letër skuadra moldave, Sheriff Tiraspol konsiderohet si favorite për këtë duel.

/GazetaSinjaliSport/