image Ballkani kërkon të shkruajë historinë: Formacionet zyrtare, Klaskvik - Ballkani

Futboll

Ballkani kërkon të shkruajë historinë: Formacionet zyrtare, Klaskvik – Ballkani

news image

Ballkani do ta luajë sonte ndeshjen më të rëndësishme të klubit në garat evropiane.

Skuadra suharekase do luajë në ndeshjen kthyese të rrethit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës, ndaj skuadrës nga Ishujt Farore, Klaksvik.

Ballkani fitoi ndeshjen e parë të zhvilluar në Prishtinë me rezultat 3-2, pavarësisht se kishte avantazhin e tre golave.

‘Portokallinjtë’ do të kërkojnë sonte një rezultat pozitiv, në mënyrë që të shkruajnë histori.

Asnjë klub kosovar nuk ka arritur në këtë fazë ndonjëherë – dhe Ballkani mund të bëhet skuadra e parë që prek një play-off të një kompeticioni evropian.

Dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare:

Nëse Ballkani kalon pengesën e sotme, atëherë në play-off do të takohet me skuadrën e Shkupit.

Ky duel fillon nga ora 20:00.

/GazetaSinjaliSport/