image Ballkani dhe Korenica zyrtarisht ndajnë rrugët

Futboll

Ballkani dhe Korenica zyrtarisht ndajnë rrugët

news image

Ballkani dhe Meriton Korenica kanë ndërprerë zyrtarisht bashkëpunimin.

Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi suharekas në rrjetet socialet.

“Kemi qenë me fat që në mesin tonë, kishim një futbollist model, siç ishit ju Meriton Korenica”, ka shkruar klubi portokalli.

Korenica pritet të transferohet te klubi i ligës së dytë të Turqisë, Manisa, ku Ballkani raportohet se do të përfitojë rreth 200 mijë euro nga shitja e tij.

Lojtari rahovecas ditë më parë dha një deklaratë për Sinjalin përpara duelit kthyes ndaj BATE-s, ku foli edhe për një largim të mundshëm, i cili kishte thënë se ofertat do t’i shqyrtojë pas përfundimit të ndeshjes së dytë të Play-Off.

/GazetaSinjaliSport/