image Ballkani debuton sot në Ligën e Kampionëve për edicionin 23-24, përballet me kampionin bullgar, Ludogorets

Futboll

Ballkani debuton sot në Ligën e Kampionëve për edicionin 23-24, përballet me kampionin bullgar, Ludogorets

news image

Klubi futbollistik, FC Ballkani do të debutojë sot në Ligën e Kampionëve për edicionin 2023-24.

Ky do të jetë edicioni i dytë me radhë ku klubi suharekas do të garojë në kompeticionin më të madh në botë në nivel klubesh.

Ballkani do të përballet në rrethin e parë të Ligës së Kampionëve ndaj kampionit bullgar me shumë përvojë, Ludogorets.

Ludogorets ka dominuar totalisht në Bullgari këto 12 vitet e fundit, duke u shpallur kampion në secilin sezon, që në fakt është edhe vetë historia e këtij klubi, me 12 tituj të fituar. Nga ana tjetër 3 herë kanë triumfuar edhe në Kupën shtetërore.

Gjithashtu ata kanë qenë dy herë pjesmarrësnë fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve, ndërkaq të arriturën më të lartë e kishin shënuar në edicionin 2013/14 të Europa Ligës, ku arriti deri në mesin e 16 skuadrave më të mira.

Sezonin e kaluar, Ludogorets luajti në grupet e Europa League, derisa pas aventurës aty, u eliminua nga Anderlecht në UECL.

Ballkani edicionin e kaluar u eliminua në raundin e parë ndaj kampionit lituanez, Zalgiris, duke barazuar 1-1 në Prishtinë, dhe humbur 1-0 në Lituani në ndeshjen kthyese.

‘Portokallinjtë’ më pas bënë pjesë në garat e Ligës së Konferencës, duke shkruar aty histori, për t’u bërë klubi i parë kosovar që merr pjesë në fazën grupore në një kompeticion madhor evropian.

Sonte në Fadil Vokrri, dueli i cili nis nga ora 20:045, Ballkani do të synojë fitoren, për të tentuar që të vazhdojë të shkruajë histori, duke e kaluar këtë raund.

Ndeshja kthyese zhvillohet të mërkurën e ardhshme në Bullgari.

/GazetaSinjaliSport/