image Bajrami për Qeverinë: Kur po ia nisni me punu diçka?

Politikë

Bajrami për Qeverinë: Kur po ia nisni me punu diçka?

news image

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë Kurti, duke thënë se “kur po ia nisni me punu diçka?”

Bajrami ka përmendur deklaratën e Kryeministrit, Albin Kurti ku gjatë ditës së hënë ka treguar statistika për të arrestuarit.

Ajo gjithashtu ka përmendur edhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka thënë se përgjegjësia bie tek Prokuroria, Gjykata, Policia, Inspektoret, për raste të caktuara.

“Kur po ia nisni me punu diçka? Paradite Kryeministri jep statistika se sa persona ka arrestu Qeveria Kurti, ndërsa tani në “Debat Plus”, ku ministrja e Drejtësisë po përballet me fakte për dështime, po thotë se përgjegjësia është e Prokurorisë, Gjykatave, Policisë, Inspektoratit etj etj… Këta mendojnë që qeverisja është “zgjedh e merr”. Nuk mundesh me u lavdëru paradite për disa veprime të Policisë e pasdite kur flitet për dështime të tyre me thënë se Qeveria nuk është përgjegjëse është kompetencë e Policisë. Po manipuloni amo mos mendoni se nuk vëreni. Po hyni në vitin e tretë të qeverisjes dhe numëroni vetëm dështime”, ka shkruar ajo.

Tutje ajo ka thënë se Qeveria ka zhgënjyer edhe përkrahësit më të mëdhenj.

“I keni zhgënjyer edhe përkrahësit më të mëdhenj që kanë ardhur nga të katër anët e botës dhe ju kanë votuar”, ka përfunduar ajo.

/GazetaSinjali/