image Bajrami: Dy hajnat e 2.1 milionëshit janë në burg, të gjithë duhet të marrin dënime kapitale

Drejtësi

Bajrami: Dy hajnat e 2.1 milionëshit janë në burg, të gjithë duhet të marrin dënime kapitale

news image

Hykmete Bajrami e cila sot dha dorëheqje nga pozita e ministres në detyrë të Financave, është deklaruar rreth çështjes së 2.1 milionëshit, shkruan Gazeta Sinjali.

Dy hajnat e 2.1 milionëshit janë në burg, gjithë përfituesit nën hetime”, ka shkruar ajo në Facebook.

Bajrami, e cila ishte ministre kur ndodhi kjo vjedhje, thotë se vjedhja e Thesarit shënon rastin e parë në Kosovë ku gjithçka është duke u zbardhur.

Dy persona janë në burg – zyrtari i MF i cili ka punuar në Thesar nga viti 2011 dhe pronari i kompanisë. Përfituesit tjerë janë nën hetime. Gjithçka është e qartë dhe po zbardhet. Rastin e kam denoncuar unë edhe sot kërkoj që të gjithë hajnat duhet të marrin dënime kapitale. Të gjitha mjetet financiare janë gjurmuar, shumica prej tyre janë të bllokuara dhe sapo të kryhet procesi gjyqësor ato mjete do të kthehen në buxhet”, shkroi ajo.

Bajrami thotë se organet e drejtësisë nuk do të dështojnë në këtë rast sepse çdo gjë dihet.

Besoj që Prokuroria të dalë sa më shpejtë me sqarime shtesë dhe informacione më të detajuara rreth këtij rasti. Pra, unë e kam lajmëruar Policinë, AKI-në, Prokurorinë. Jam ballëhapur para Zotit dhe para secilit qytetar të Republikës. Hajnat do t’i denoncoj në secilën pozitë që do të jem. Edhe si deputete do të jem zëri i gjithë atyre qytetarëve që më kanë votuar tash më shumë se në zgjedhjet e kaluara”, shkroi Bajrami në Facebook. /Gazeta Sinjali/