Agim Bahtiri nga Lëviza Vetëvendosje ka deklaruar që subjekti i tij nuk do të tërhiqet nga pozita e kryeparlamentarit. Ai ka thënë se nuk mund të luhet me këtë post.
“Përmes Agim Veliut i kanë treguar që nuk do të kthemi mbrapa, pasi që posti me i rëndësishëm nuk kthehet prapa. 28 deputet të VV-së e kanë votuar. Përmes telefonit kanë folur me dikë nga LDK-ja se a mund Albin Kurti ta propozoj dikë nga LDK-ja, ata kanë thënë jo, nëse e vendosim ne dikë na VV-ja a do e votonit, më kanë thënë po. Është pozitë që nuk luhet”, është shprehur Bahtiri në T7.
Kryetari i Mitrovicës ka thënë se qytetarët kanë dhënë verdiktin se kush duhet ta drejtoj Kosovën dhe sipas tij, votuesit janë zhgënjyer pasi nuk është arritur ende koalicioni.
“E kemi pas një vullnet të fuqishëm për të ecur përpara me partnerin tonë dhe kemi prit që shumë shpejt ta bëjmë qeverinë sepse qytetarët e kanë dhënë verdiktin e vetë që këto dy parti të udhëheqin dhe t’i kthejnë gjërat në binarë. Kjo që nuk ka ndodhur mu më ka zhgënjyer shumë, por edhe i ka zhgënjyer votuesit e LDK-së dhe VV-së, e më së shumti të LDK-së”, ka thënë Bahtiri./Gazeta Sinjali/