Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka kërkuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës që të pajtohen për lidhjen e koalicionit me LVV-në.
Bahtiri thotë se drejtuesit e LDK-së duhet të jenë konstruktiv, sikurse Vjosa Osmani, e cila sipas tij po punon për ta jetësuar marrëveshjen e koalicionit për krijimin e qeverisë Kurti.
Sa i përket kryeparlamentarit, Bahtiri thotë se ai është një fakt i kryer, dhe se LDK-ja vet e ka votuar Glauk Konjufcën si kryeparlamentar, prandaj kërkesat e LDK-së për pozitën e kryeparlamntarit do ta pengonte bashkëpunimin.
“LDK-ja duhet sa më parë të pajtohet me lidhjen e koalicionit me VV-në, duke çuar në vend vullnetin e qytetarëve për ndryshim të shprehur përmes votës së lirë më 6 tetor. Edhe pjesa tjetër e drejtuesve të LDK-së bëjnë mirë të jenë konstruktiv sikurse Vjosa Osmani, e cila po punon për ta jetësuar marrëveshjen e koalicionit për krijimin e qeverisë Kurti. Tashmë është fakt i kryer posti i kryeparlamentarit, të cilin vet LDK-ja e ka votuar dhe çdo kërkesë në këtë drejtim do të pengon seriozisht çfarëdo bashkëpunimi”, shkruan Bahtiri.