Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka befasuar të gjithë me deklaratën e fundit. Ai ka thënë se e ka parë planin për ndarjen e Kosovës, transmeton Gazeta Sinjali.
“Në Bruksel kam parë planin për ndarjen e Kosovës”, u shpreh ai në Atv.
Bahtiri tha se projekti i lumit Ibër është në plan që së shpejti të realizohet.
Bahtiri ka folur edhe për çështjen e pagesës së rrymës në veri.
“Ne si Kosovë çdo herë jemi munduar që qytetarët e nacionalitetit serb t’i inkurajojmë që të punojnë bashkë me neve, dhe ne e dimë shumë mirë që qe sa vite paguhet rryma prej qeverisë së Kosovës, jo vetëm rryma po edhe uji, dhe mbeturinat, dhe tani ka ardhur koha që të definojmë gjërat për arsye se është e pamoralshme që shqiptarët të paguajnë dhe serbët të mos paguajnë. Unë mendoj që kjo është zgjidhja më e mirë, dhe në qoftë se brenda 6 muajve do t’i faturojmë secilit pronar i cili e shfrytëzon rrymën do të jetë një sukses i madh për Qeverinë e Kosovës”, tha ai.