Kryetari i Mitrovicës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka reaguar pas rastit tragjik të pasdites së djeshme, ku një 26 vjeçar nga Gjilani humbi jetën pasi u hodh nga kati i pestë i konviktit në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.
Derisa po kërkohet zbardhja e këtij rasti, Bahtiri u ka bërë thirrje politikanëve që humbja e jetës të mos shfrytëzohet për sulme politike, shkruan Gazeta Sinjali.
“A ju ka mbetur një pikë ndërgjegje disa politikanëve, të cilët humbjen e jetës së një personi po e shfrytëzojnë për sulme politike ndaj Qeverisë? Turp ju qoftë! Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Musliu nga Gjilani. Lutem që Allahu ta mëshiroj me xhenet birin e tyre”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook./GazetaSinjali/