Bad News Eagles e kanë nisur aventurën në IEM Rio Major 2022, që po mbahet në Brazil.
Djelmoshat kosovarë fituan sfidën e parë në “Challenger Stage”, duke mposhtur skuadrën braziliane, “00Nation”.
Ndeshja ishte e zhvilluar vetëm në një map, në “De_Vertigo” dhe skuadra kosovare ka arritur të fitoj bindshëm me rezultat 16:3.
Në pjesën e parë, BNE e mbyllen me epërsi të lartë prej 12:3, derisa pastaj u treguan edhe më të mirë me rezultat 4:0 për të arritur fitoren e parë.
Për BNE tani kjo është fitorja e parë dhe kanë nevojë edhe për dy të tjera që të mbërrijnë në fazën tjetër, atë të “Legends Stage”. Gjithashtu në rast të tre humbjeve atëherë do të eliminohen.