image Babë e bir në Ferizaj e sulmojnë fizikisht një grua, e bëjnë për spital

Siguri

Babë e bir në Ferizaj e sulmojnë fizikisht një grua, e bëjnë për spital

news image

Babë e bir janë arrestuar mbrëmë në fshatin Komogllavë të Ferizajt, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Policisë, ata dyshohet se e kanë sulmuar fizikisht një grua, e cila më pas është dërguar për trajtim mjekësor.

Në lidhje me këtë rast është konsultuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që të dyshuarit të dërgohen në mbajtje, derisa rasti vazhdon të hetohet.

/GazetaSinjali/