Një burrë në Prishtinë ka raportuar dje në Polici se vajza e saj e mitur ishte larguar nga shtëpia.
Ai i ka thënë Policisë se më vonë ka marrë vesh se 16 vjeçarja gjendej në shtëpinë e një personi.
“Sheshi Skënderbeu, Prishtinë 10.08.2020-13:30. Ankues i mashkull kosovar ka njoftuar se vajza e tij e mitur ka dal nga shtëpia dhe se më vonë ka pranuar informatën se ajo gjendet në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.
PK thotë se “të gjitha palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”. /Gazeta Sinjali