Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në Kroaci, ku babai i tre fëmijëve, Harald. K, shtetas austriak i ka vrarë ata dhe më pas ka tentuar ta vrasë edhe veten, shkruan Gazeta Sinjali.
Tre fëmijët, binjakë, një djalë dhe një vajzë të moshës shtatë vjeçare dhe një djalë, katër vjeçar, u vranë mbrëmë nga babai i tyre në një nën çati në Mlini të Zagrebit, i cili më pas tentoi ta vriste edhe veten por mbijetoi dhe është dërguar në një spital në Kroaci.
Ai kishte paralajmëruar se do të kryente një krim pasi që ishte shkurorëzuar me bashkëshorten e tij.
Sipas informacioneve jozyrtare, janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri.
“Lamtumirë të gjithëve. Po ju lë sepse nuk mundem më. Dashuria e jetës sime Maria D. më la sepse ish-gruaja ime Diane K ishte shumë e keqe me të dhe sepse nuk kam më para.
“Gjithçka që po përpiqesha të bëja gjatë një viti e gjysmë ka dështuar dhe as vëllezërit e mi nga shtëpiza masonike nuk donin të më ndihmonin, dhe në fund ata as që donin të përgjigjeshin në telefonatat e mia.
“Vetëm miqtë e mi më të mirë Roland dhe Manfred dhe vëllai im Helmut më ndihmuan aq sa mundën. Por tani, tani është fundi! Mirupafshim”, kishte shkruar Harald K. në rrjetet sociale.
Një nga shokët e tij ka raportuar këtë status në polici, përderisa ishte i pari që kishte ardhur në vendin e krimit pasi ishte i shqetësuar me mesazhin e tij.
Babai i fëmijëve është një konsulent financiar me përvojë i cili u diplomua në Universitetin e Donau-Universitat Krems.
Ai është një shtetas austriak me një adresë të përhershme kroate, dhe sipas të dhënave, ai ka lindur në vitin 1965./GazetaSinjali/