image Babai nga Gjakova e denoncon dhëndrin, Policia has në rezistencë për ta arrestuar - Sinjali

Babai nga Gjakova e denoncon dhëndrin, Policia has në rezistencë për ta arrestuar

news image

Një burrë në Gjakovë ka denoncuar dhëndrin e tij pasi dyshonte se po ushtron dhunë ndaj vajzës së tij. Mirëpo kapja e të dyshuarit u ‘nxjerri’ mjaft punë policëve, shkruan Gazeta Sinjali.

Pas marrjes së informacionit, Policia dje rreth orës 20:30 ka shkuar te banesa ku jetojnë çifti, mirëpo i dyshuari nuk ua ka hapur derën.

Pas kësaj, në vendngjarje kanë dalë Njësia për reagim të shpejtë dhe prokuroja kujdestare. Ata kanë kërkuar nga i dyshuari që ta hapë derën, por ai prapë ka refuzuar.

Nga Policia në Gjakovë i kanë thënë Sinjalit se është dashur ta hapin derën me forcë dhe ta arrestojnë të dyshuarin për t’i ikur ndonjë të keqe.

Pas kësaj, viktima i ka thënë Policisë që bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë psikike. Ndërsa policia të dyshuarin e ka dërguar në ndalim prej 48-orësh.

Gjithashtu, Policia ka njoftuar se viktima bashkë me katër fëmijët e saj kanë shkuar te familja e viktimës, pasi ka refuzuar mbrojtjen dhe strehimin nga organet kompetente.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin