image Babai me djem në pranga të Policisë në Prizren, kërcënoi zyrtarët policorë që ia arrestuan të birin për drogë

Siguri

Babai me djem në pranga të Policisë në Prizren, kërcënoi zyrtarët policorë që ia arrestuan të birin për drogë

news image

Operacioni për arrestimin e të shumëkërkuarit nga Prizreni, i dyshuar për shitblerje të drogës nuk shkoi pa telashe. Bastisja në shtëpinë e Edon Bytyqit, u përcjellë me kanosje dhe pengim të zyrtarëve policorë nga vëllai dhe babai i tij, raporton Gazeta Sinjali.

Zyrtarët policorë dyshohet se u ballafaquan me të dyshuarit gjatë gjithë kohës, sa po kryhej bastisja në shtëpinë e tyre, ku u gjetën prova që do të dëshmojnë kundër Edonit, që ishte shpallur në kërkim.

Si pasojë e kanosjes serioze, fyerjeve e ofendimeve, duke i penguar e vëshitësuar punën e tyre, policët u detyruan ta arrestojnë Rifatin dhe djalin tjetër të tij, Egzonin.

Në të majtë Egzoni, në mes babai i tyre Rifati dhe në të djathtë Edoni

Të prangosur, ata u shoqëruan në stacion policor për t’u intervistuar, nën dyshimet për dy vepra penale, “kanosje” dhe “pengim i personit zyrtar”.

Në anën tjetër, Edoni u intervistua si i dyshuar për shitblerje dhe shpërndarje të drogës. Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvëndim për ndalim prej 48 orësh dhe i njëjti është dërguar në Qendrën e Mbajtjes.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.



/GazetaSinjali/