image Tre persona të shpallur në kërkim përfunduan dje në prangat e Policisë së Kosovës

Siguri

Tre persona të shpallur në kërkim përfunduan dje në prangat e Policisë së Kosovës

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24-orësh se tre persona për të cilët kishte urdhërarrest të lëshuar nga Gjykata janë arrestuar dje, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas policisë, njëri nga të kërkuarit është arrestuar në Ferizaj, rreth orës 21:26 dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në qendrën e paraburgimit në Hajvali.

Ndërkaq, dy të tjerët janë arrestuar në Lipjan. Njëri është prangosur rreth orës 09:20 në fshatin Dobrajë e Vogël dhe është dërguar po ashtu në qendrën e paraburgimit në Hajvali.

Personi i dytë që u kap në Lipjan rreth orës 14:15 është liruar pas intervistimit./Gazeta Sinjali/