image Kapen me drogë dy persona në Istog, përfundojnë në prangat e policisë

Siguri

Kapen me drogë dy persona në Istog, përfundojnë në prangat e policisë

news image

Dy persona janë arrestuar dje pasdite rreth orës 18:00 në fshatin Tomoc të Istogut, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Posedim i narkotikëve”, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Pejë kanë bërë të ditur se gjatë kontrollit te të dyshuarit, policia ka gjetur dhe ka konfiskuar tri qese marihuanë.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt./Gazeta Sinjali/