Babai i katër vjeçares, Ariela Lala e cila humbi jetën bashkë me gjyshen Selvie Lala poshtë rrënojave të pallatit në Thumanë është kthyer sot nga Greqia, ndërsa ka shpërthyer në lot kur është afruar pranë rrënojave të pallatit.
Momente të vështira këto për një prind, i cili duhet të pajtohet kundrejt vullnetit me fatin e trishtë.
I kthyer nga emigracioni për t’i përcjellë në banesën e fundit, Landi Lala bashkë me disa të afërm ka shkuar në vendin ku vajza u nxor e pajetë. Aty nuk gjeti vajzën e tij, por disa sende personale të saj, një xhemper dhe librat e vogëlushes.
Deri në këto momente janë konfirmuar 40 persona të vdekur dhe mbi 600 të tjetër të plagosur.