image Babai i Sokol Halilit: Nuk e di ku e kam djalin

Siguri

Babai i Sokol Halilit: Nuk e di ku e kam djalin

news image

Babai i Sokol Halitit ka folur për djalin e tij, i cili po kërkohet për vrasjen e ish-gruas së tij shtatzënë, Hamide Magashit.

Sokol Haliti e ka lënë në shtëpinë e tij veturën me të cilën është arratisur mbrëmë pas vrasjes që dyshohet se e kreu ai në oborrin e QKUK-së. Babai i tij thotë se është prekur nga krimi që e ka kryer djali i tij dhe se nuk e di ku është ai.

“Mirë nuk më ka ardhë për këtë rast hic. Sikur me i pas ndodhë cikës tem, që i ka ndodhë asaj”, ka thënë ish-vjehrri i viktimës për Televizionin 7.

“Unë jam lodhë dhe jam mërzit. Nuk e di ku e kam djalin. Edhe jam i mërzitur, edhe jam i nervozuar”, ka thënë tutje ai.

/GazetaSinjali/