image Babai i nxënësit që u plagos: Më pyeti a kanë shpëtuar, u desh ti them se ata jetojnë në parajsë

Sociale

Babai i nxënësit që u plagos: Më pyeti a kanë shpëtuar, u desh ti them se ata jetojnë në parajsë

news image

Babai i nxënësit të plagosur në tragjedinë e djeshme në Gllogjan, Fliant Turkaj, ka reaguar pas sulmit tragjik ku humbën jetën tre persona, në mesin e tyre dy nxënës.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se djali i tij është zgjuar, por që atij i ka dhënë lajmin e kobshëm për vdekjen e shokut dhe shoqes së tij, teksa u ka shprehur ngushëllime familjeve të personave që vdiqën gjatë këtij sulmi me armë.

Sot djali im u zgjua, por pa shoqen e shokët e tij që ishte ulur në autobus me ta. Më pyeti a kanë shpëtuar, u desh ti them se ata jetojnë në parajsë” ka shkruar babai i të plagosurit në Gllogjan.

Gjatë mbrëmjes në orët e mbrëmjes një autobus në Gllogjan ka qenë caku i të shtënave me armë nga disa persona të maskuar, ku mbetën të vrarë tre persona, shoferi i autobusit dhe dy nxënës të shkollës së mesme.

Policia ka bërë me dije se shoferi ka vdekur në vendin e ngjarjes, derisa dy nxënësit kanë vdekur në spital. /GazetaSinjali/