Vrasja e Marigona Osmani më 22 gusht të këtij viti tronditi Ferizajn dhe gjithë Kosovën. Ajo u la para Spitalit të Ferizajt, pa shenja jete dhe me fraktura të rënda në trup.
I dyshuari dhe i akuzuari kryesor është i dashuri i saj, Dardan Krivaqa, tashmë i arrestuar.
Babai i Marigonës në një intervistë në Top Channel, tha se nëse ligji nuk vepron për të ndëshkuar fajtorit, atëherë zgjidhja do jetë me Kanun.
“Dardani e mbyllte derën me çelës, e ka zbuluar nëna e Marigonës. Ne i kemi thënë Marigonës, që nuk e njohim mirë atë. Vajza e mori vetë dhe s’kishim si të ndërhynim”, tha babai.
Ai tutje thotë se nuk kishte pasur kontakte me Krivaqën. Ai ka shtuar se nëse nuk ndërhyn shteti, atëherë do e marrë përgjegjësinë mbi vete.
“Nëse shteti nuk e jep verdiktin vetë, ne kemi kanunin, më ndodhi mua po mos i ndodhte tjetër kujt. Kemi kanunin e Lekë Dukagjinit”, thotë ai.
Babai i Marigonës thotë se nuk e ka ditur se Krivaqa ka ende probleme me ligjin, por shton se e di që nëna e tij ka shërbyer në Polici, ku mund të ketë ndërhyrë për mbylljen e dosjeve.
“Ne se kemi ditur këtë gjë, po nëna e tij ka qenë në shërbim me policinë dhe i ka mbyllë ato dosje”, tha ai./Gazeta Sinjali/