Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se i biri i tij qëllimin e vetëm e ka pasur të punojë që Kosova të lirohej.
Haxhi Thaçi ka thënë se nuk mund të japë intervistë para kamerës për shkak se ndjehet i rënduar emocionalisht.
“E di që djali ynë ka pasur ideale dhe ka luftuar për kombin shqiptar”, ka thënë ai për Klan Kosova.
“Qëllimi i tij kryesor ka qenë që të jemi të lirë. E presim që djali ynë të kthehet shumë shpejt faqebardhë”, u shpreh Thaçi. /Gazeta Sinjali/