image Përfundon seanca dëgjimore, babai i Albert Krasniqit nuk i përmbahet lotëve

Drejtësi

Përfundon seanca dëgjimore, babai i Albert Krasniqit nuk i përmbahet lotëve

news image

Ka përfunduar seanca dëgjimore ndaj Skender Krasniqit i dyshuar për vrasjen e djalit të tij, Albert Krasniqit në Prishtinë, pas kërkesës së Prokurorisë për masën e paraburgimit, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali merr vesh se gjatë seancës, Skender Krasniqi nuk i është përmbajtur lotëve.

Në kërkesën e Prokurorisë për paraburgim thuhet se vrasja ndodhi gjatë një fjalosje që Skender Krasniqi e kishte pasur me djalin e tij, ku e kishte nxjerrë armën dhe e kishte qëlluar në gjoks atë.

Megjithatë mbrojtësi i të dyshuarit pretendon se vrasja ishte pa dashje dhe nga pakujdesia e të dyshuarit.

Albert Krasniqi dyshohet se u vra nga babai i tij në garazhdën e ndërtesës ku banonin. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën “Ndue Perlleshi”, në Prishtinë.

Alberti u varros dje në varrezat e Prishtinës, ku të pranishëm ishin familjarë e shumë miq të tij.

Ndërsa, Skënder Krasniqi nuk ka kërkuar të marrë pjesë në varrimin e djalit të tij.

/GazetaSinjali/